E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mbajti “peng” fëmijët, flet gruaja dhe vjehrra e 40-vjeçarit: Frikacak, menduam se i kishte mbytur fëmijët
Lajme

Mbajti “peng” fëmijët, flet gruaja dhe vjehrra e 40-vjeçarit: Frikacak, menduam se i kishte mbytur fëmijët

Tronditëse ishte ngjarja e rëndë dje te ‘Shkëmbi i Kavajës’, ku një baba mbajti peng për disa orë dy fëmijët e tij të mitur dhe qëlloi me kallashnikov duke terrorizuar banorët e zonës.

Historia në fjalë është bërë sot pjesë e emisionit “Me zemër të hapur”, ku vjehrra dhe gruaja e Aleks Markut kanë folur.

Bashkëshortja e Aleksit, Bardha Marku dhe nëna e saj deklaruan se frika më e tyre e madhe ishte fati i fëmijëve. Vjehrra e 40-vjeçarit tha se ai është një frikacak. “Frikacaku! Ne menduam se kishte mbytur fëmijët.”, tha ajo.

40-vjeçari nga Lezha Aleks Marku është vetëdorëzuar pas rreth 5 orësh negociata me efektivët e repartit RENEA Policia ka marrë njoftimin rreth orës 02:20 se dëgjoheshin të shtëna me armë zjarri brenda apartamentit të lëshuar me qira, ku ishte vendosur Aleksi se bashku me dy fëmijët 6 dhe 11 vjeç. Lirimi dhe dorëzimi i fëmijëve është bërë i mundur vetëm në orën 07:00 të mëngjesit. Ndërkohë, pas vetëdorëzimit ai ka deklaruar: “Qëllova nga dritarja sepse prisja të më sulmonin disa njerëz.”. 40-vjeçari mbajti peng për disa orë fëmijët e tij brenda një apartamenti të marrë me qira pranë zonës së Shkëmbit të Kavajës në Durrës. Kujtojmë se fëmijët e mitur të moshës 6 dhe 11 vjeç qanin në banesë duke i kërkuar të atit të vetëdorëzohej teksa RENEA negocionte me 40-vjeçarin nga Lezha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.