E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mbappe merr ofertën e çmendur,Al Hilal i jep 700 milionë euro për një sezon
Lajme

Mbappe merr ofertën e çmendur,Al Hilal i jep 700 milionë euro për një sezon

Kylian Mbappe është në merkato dhe e gjithë bota po çmendet për të. Menjëherë pasi PSG e nxori zyrtarisht në shitje, ofertat në drejtim të klubit kanë qenë të shumta. Gjithsesi, ajo e Al Hilal është tërësisht e palogjikshme dhe shkërmoq çdo rekord të vendosur më parë.

Klubi nga Arabia Saudite e do Mbappe në Arabi dhe për këtë është gati të paguajë 1 miliardë euro. Gazetari Fabrizio Romano ka konfirmuar se Al Hilal është gati të paguajë 300 milionë euro për ta blerë lojtarin nga PSG dhe t’i japë një pagë prej 700 milionë euro Mbappesë, për vetëm një sezon.

Në kontratë arabët janë të gatshëm të përfshijnë edhe një klauzolë, e cila i lejon Mbappesë që të transferohet te Real Madridi në verën e ardhshme. PSG është përgjigjur zyrtarisht se e ka pranuar ofertën arabe dhe tashmë Al Hilal ka të drejtën të negociojë me lojtarin.

Mbappe nga ana e tij nuk ka kthyer asnjë përgjigje. Ndërkohë, raportohet se edhe Barcelona po ndërhyn në prapaskenë, me PSG-në, që e favorizon për shkak se francezët kanë një inat të hapur me Real Madridin, që ka negociuar me lojtarin për ta marrë falas në verën tjetër.
“L’Equipe” ka raportuar se Barcelona dhe PSG kanë lënë një takim gjatë këtyre ditëve për të folur për transferimin e mundshëm të Mbappe. Sa i përket ofertës për lojtarin, PSG do të ishte e gatshme ta ndante shumën në këste, si dhe do të pranonte të përfshiheshin disa lojtarë.
Gjithsesi, raportimet nga Spanja mohojnë këtë përfshirje të Barcelonës, por edhe kjo nuk është aspak bindëse. Është thuajse e pamundur që katalanasit, pavarësisht gjendjes financiare, të mos tentojnë Mbappe. Ndërkohë, Real Madridi është i bindur se Mbappe do të vijë në kryeqytet, atje ku ai dëshiron.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.