E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mbaroi dënimin me burg, ndërron jetë Nehat Kulla, ‘Gjenerali’ që terrorizonte Tiranën në 1997
Publik News

Mbaroi dënimin me burg, ndërron jetë Nehat Kulla, ‘Gjenerali’ që terrorizonte Tiranën në 1997

Ka humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak Nehat Kulla, i cili njihej edhe me nofkën “Gjenerali”, ndërsa në vitin 1997 krijoi një “komisariat policie” në zonën e “Kinostudios”.

Nehat Kulla ndërroi jetë në shtëpinë e tij në moshën 67 vjeçare, disa muaj pas daljes nga burgu.

Kulla ishte dënuar me 20 vjet bùrg për vrásjen me paramendim të shtetasit Halim Gjuzi, ish-shoferi i ish-zv/ministrit të Arsimit, Halit Shamata. Kulla e ka vuajtur dënimin në bùrgun e Fushë-Krujës, që nga koha kur u arrestua në vitin 2005.

Disa javë më parë edhe vëllai i Nehat Kullës, punonjës në doganë humbi jetën për shkak të COVID-19.

BANDA E NEHAT KULLËS

Banda u krijua gjatë trazirave të vitit 1997. Në këtë situatë ai së bashku me familjarë e miq të tij mban të paprekur repartin “xhenios”, ndër të vetmit të padëmtuar gjatë sulmeve të popullsisë. Kulla, së bashku me të ashtuquajturit ushtarë të tij, e mban repartin nën kontroll për disa kohë, duke i vënë vetës edhe nofkën gjenerali, emër të cilin ia pagëzuan të gjithë banorët e zonës për të cilët ai ishte njeriu më me influencë. Madje, gjatë vitit 1997, kur shteti kishte humbur kuptimin e vet, ai arrin të krijojë një komisariat të mirëfilltë policie, ku u garantonte banorëve të Kinostudios dhe Tufinës qetësinë, duke mos lejuar asnjëri të futej në hartën e vendit ku ai kishte ndikimin e tij. Banda e tij kreu shumë vrasje dhe krime të tjera të frikshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.