E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mberritja ne Rinas e shqiptareve te bllokuar ne Britani
Publik News

Mberritja ne Rinas e shqiptareve te bllokuar ne Britani

Florion Goga, fotografi i agjencisë britanike të lajmeve Reuters ka publikuar disa foto nga mbërritja në Rinas e Lasgushit, avionit të Air Albania, i cili ka kthyer në atdhe shqiptarët e mbetur në Britani pas mbylljes së kufijve nga koronavirusi.

Në foto, shqiptarët e riatdhesuar shihen të veshur kokë e këmbë me veshje mbrojtëse kundër koronavirusit, ndërsa sipas urdhrit të qeverisë edhe pse mund të mos jenë të prekur nga koronavirusi, duhet të vetëizolohen për dy javë.

Pas mbërritjes në Rinas, të gjithë shtetasit shqiptarë u janë nënshtruar protokolleve të rrepta, si matja e temperaturës dhe plotësimi i formularëve me të dhënat personale dhe kontaktet që kanë patur jashtë vendit.

Foto për Reuters – Florion Goga:

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.