E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mbështeti refugjatin, lideri slloven rrezikon postin
Bota

Mbështeti refugjatin, lideri slloven rrezikon postin

Mbështetja që i ofroi një refugjati sirian, mund t’i kushtojë postin kryeministrit të Sllovenisë, Miro Cerar. Një prej të paktëve liderë liberalë në Europën Qëndrore e Lindore, përballet me mundësinë e ndjekjes penale dhe nëse partia e djathtë e opozitës do të jetë e suksesshme në mocionin e saj, mund të shkarkohet nga detyra.

Rasti i Ahmad Shamieh, një 60-vjeçar që mbërriti në Slloveni në vitin 2015, ku mësoi gjuhën dhe u bë shembull i integrimit të suksesshëm të emigrantëve, po përçan politikën sllovene.

Ai u bë objekt debati pas refuzimit të kërkesës për azil nga gjykatat vendase, të cilat urdhëruan depërtimin drejt Kroacisë, ku kishte bërë ndalesën e parë në BE. Dy deputetë me emër, Jan Škoberne, nga partia e majtë në koalicionin qeveritar SD dhe Mihe Kordiš nga opozitarja Levica, e çuan refugjatin sirian në parlament për të penguar policinë ta marrte atë.

I pyetur në një konferencë për shtyp, lidhur me qëndrimin e tij mbi çështjen, Cerar, kryeministër që prej 2014-ës, sugjeroi se edhe ai donte t’i garantonte 60-vjeçarit qëndrimin. Përgjigja e tij nxiti pretendimet e së djathtës se kryeministri po përpiqej të ndërhynte në çështjet e drejtësisë së pavarur.

Partia Demokratike e Sllovenisë, e drejtuar nga Janez Janša, njoftoi se do të kërkonte ndjekjen penale të Cerar. Jansa e akuzon kryeministrin se është anti-slloven dhe se favorizon të huajt.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.