E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
MBI 1 MILION E 600 MIJË SHQIPTARË VOTUAN NË LOKALET E 2015-ËS!
Lajme

MBI 1 MILION E 600 MIJË SHQIPTARË VOTUAN NË LOKALET E 2015-ËS!

Këto janë orët e fundit vendimtare për zgjedhjet e lokale të 30 qershorit 2019, shkruan newsbomb.al.

Teksa pritet vendimi i Kolegjit Zgjedhor lidhur me anullimin e dekretit të Metës, palët duken të palënkundura në qendrimet e tyre.

Kryeministri Edi Rama mblodhi sot kryesinë e PS duke u shprehur i vendosur drejt 30 qershorit ndërsa tashmë edhe kreu i opozitës Lulzim Basha ka mbledhur në selinë e PD aleatët e tij.

Sidoqoftë, nëse do shkohej drejt 30 qershorit, këto do ishin zgjedhjet më të pazakonta në historinë e lokaleve në Shqipëri.

E për këdo, do të ishte më interes të dihej se sa do të ishte pjesëmarrja këtë herë në votime, në një kohë kur kemi opozitën jashtë sistemit, pa asnjë kandidat në 61 bashkitë e vendit.

Ndërkaq, ne po sjellim në vëmendje pjesëmarrjen në lokalet e 2015-ës, sipas statistikave nga çdo bashki.

Në 21 qershor 2015, numri i pjesëmarrësve në zgjedhje ka qenë 1 613 054 ose e përkthyer në përqindje, kanë votuar 47.83% e zgjedhësve.

mbi.jpg

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.