E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mbi 4500 qytetarë kanë hequr dorë nga pasaporta shqiptare
Lajme

Mbi 4500 qytetarë kanë hequr dorë nga pasaporta shqiptare

Shqiptarët jo vetëm po largohen, por po braktisin përfundimisht vendin.

Për një pasaportë europiane rreth 4 mijë e 500 persona hoqën dorë nga shtetësia shqiptare në 8 vitet e fundit. Sipas të dhënave nga EUROSTAT, më shumë se 521 mijë qytetarë shqiptarë kanë marrë në 20 vitet e fundit shtetësinë e njërit nga vendet e Bashkimit Europian.

Nga emigrant në shtetas europian. Përherë e më shumë shqiptarët po heqin dorë nga pasaporta e vendit të lindjes për të marrë atë të një shteti që u ofron më shumë, së paku në një drejtim, atë të ekonomisë.

1

Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave vitin e shkuar pati 724 lënie shtetësie, 41 për qind më shumë se në 2020-n e 2-fish më tepër se në 2014-n.

Po çfarë po e shtyn të heqin dorë nga shtetësia? Sipas të dhënave nga Instituti Europian i Statistikave, më shumë se 521 mijë qytetarë shqiptarë kanë marrë në 20 vitet e fundit shtetësinë njërit nga vendet e Bashkimit Europian.

Ekspertët ndërkohë shpjegojnë edhe efektet e braktisjes së vendit.

2

Shpopullimi i fshatrave, mbështetja direkte e bujqve mund të frenojë largimet masive nga vendi

Sipas të dhënave të INSTAT, rreth 52 për qind e të larguarve nga vendi janë të rinj të grup-moshës 15-35 vjeç.

Mijëra hektarë të mbjella janë dëmtuar këtë sezon nga karkaleci i kuq. Insekti ka shkaktuar dëme në Lushnje, Elbasan, Vlorë dhe qytete të tjera, teksa parandalimi i tij në këtë fazë bëhet i pamundur./ A2

3
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.