E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS, Gjiknuri: Në axhendë votëbesimi i sekretariatit
Politikë

Mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS, Gjiknuri: Në axhendë votëbesimi i sekretariatit

Ka nisur mbledhja e Asamblesë Kombëtare e Partisë Socialiste.

Fillimisht mbledhjen e ka nisur sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, i cili theksoi se PS ka ditur të adoptohet me kërkesat e kohës.

Në fjalën e tij Gjiknuri u shpreh se kjo mbledhje i paraprin Kongresit të Partisë Socialiste e cila do të mbahet këtë të shtunë.

Më tej Gjiknuri theksoi se mazhoranca gjatë këtyre viteve është përballuar me sfida të ndryshme, por ka ditur të jetë pranë qytetarë.

“Kjo mbledhje i paraprin Kongresit të PS-së, një kongres shumë i rëndësishëm, jo vetëm për faktin se bëhen përmirësimet statutore të PS-së gjithnjë me fokus mirëorganizimin e saj përfshirë dhe përgatitjen e saj si një fuqi e padiskutueshme elektorale për zgjedhjet vendore të vitit tjetër. Por nga ana tjetër është një Kongres i rëndësishëm sepse mbahet në një moment të rëndësishëm që po kalon Shqipëria. Momenti vërtet, shumë njerëz do ta quanin moment të vështirë për shkak të krizave. Shumë njerëz janë dëshmitarë dhe e dimë shumë mirë përballjen  që ka kjo mazhorance dhe si se i  vjen në ndihmë qytetarëve.  Një nga temat me rëndësi është edhe tematikat që kanë të bëjnë me sfidat që ka kaluar Shqipëria dhe alternativat që hap qeveria. Sëfundmi në agjendë do të keni edhe votëbesimin e sekretariatit. Natyrshëm gjatë Kongresit do të kemi diskutime të lira ku të gjithë anëtarët do të marrin pjesë. Statusi i PS reflekton synimet që i kemi vënë vetes dhe kemi të bëjmë me një element të  ri për të rinovuar strukturën , të gjithë kanë të drejtë dhe të gjithë do të vlerësohen dhe nëpërmjet Asamblesë do të përgatisim aktet e reja se si do të përcaktohen kryetarët e ri të partisë. Do të ketë një strukturë që do të japë llogari te kryetari i partisë në bazë dhe sekretariati i partisë . Ka ardhur momenti që të kemi një strukturë të mirëfilltë”,, tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.