Mbledhja e grupit parlamentar të PS/ Zbardhet qëndrimi i kryetarit: Propozimi i Bashës jo i saktë…
Sipas të njëjtave burime, gjatë mbjelljes së grupit, Balla ka shprehur rezerva për nismën ligjore propozuar nga Partia Demokratike.
“Propozimi i Bashës është i dështuar dhe vetëm propagandë politike. Ky propozim është si t’i zësh rrugën me ferra reformës në drejtësi. Ne jemi gati për veting të vërtetë dhe reforma në drejtësi e garanton 100% atë. Propozimi i Bashës shmang hetimin e familjarëve. Jemi gati për çdo propozim që s’prek reformën në drejtësi dhe vijimin e vetingut për gjyqtarët e prokurorët”, mësohet të jetë shprehur Balla.
Mësohet se grupi parlamentar i PS votoi edhe përjashtimin e deputetit të Kurbinit Gjetan Gjetani.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



