Mbledhja e Këshillit Kombëtar të premten, Bardhi në Grupin e PD: Do na diktojë Jozefina me Rudinen vendimet ….
Sot grupi i Rithemelimit njoftoi se ditën e premte do të zhvillojë mbledhjen e Këshillit Kombëtar, por kjo duket se nuk është pritur mirë nga Gazment Bardhi.

Në mbledhjen e grupit parlamentar, Bardhi tha para deputetëve se “Myslim Murrizi, Rudina Hajdari dhe Jozefina Topalli, që ne i kishim përballë një vit më parë, tani do të na dikojnë ne si grup parlamentar ça vendimi do të marrim”.
Me herët gjate ditës se sotme, Edi Paloka ka lajmëruar në emër të Komisionit të Rithemelimit, mbledhjen ditën e premte të këshillit Kombëtar të PD.
“Komisioni i Rithemelimit, ka vendosur thirrjen e mbledhjes së parë të Këshillit Kombëtar të PD në datën 6 maj në orën 18:00. qëllimi përveç konstituimit të Këshillit Kombëtar , edhe përcaktimi i një qëndrimi politik të PD lidhur me procesin e zgjedhjes së Presidentit”, tha Paloka.
Deputeti Lefter Gështenja është shprehur opozita duhet të zgjedhë disa emra me integritet të lartë. Ai thotë se kushti i tij i vetëm është që të propozohet një personazh antikomunist që nuk shitet dhe nuk blihet.
Ndërkohë deputeti Ferdinand Xhaferraj tha se duhet që opozita të përfshihet në proces, por të mos lejojë të përdoret nga ai.
Ai propozon që për procesin të negociohet me faktorin ndërkombëtar.
Gështenja: Edhe pse ne e dimë që Rama i ka numrat në Parlament, ne duhet të marrim pjesë duke vendosur kritere të sakta se kush duhet të jetë Presidenti. Para opinionit publik ne nxjerrim disa kandidatë potencialë që kanë reputacion në opinionin publik. Duke sfiduar mazhorancën me kandidatë me integritet. E sigurt që qytetarët do të na vlerësojnë për këtë zgjidhje. Kushti im është që Presidenti të jetë një antikomunist që nuk shitet e nuk blihet. Së pari nëse duhet të bëj lajm do thoja që ne s’duhet të marrim pjesë në procesin e zgjedhjes së Presidentit. Në fakt un jam që ne duhet të marrim pjesë në proces.
Xhaferraj: Të marrim pjesë por mos të përdoremi nga procesi. Të negociojmë me faktorin ndërkombetar për procesin.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



