E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mbretëria e Bashkuar të tjera sanksione ndaj Moskës: Asnjë anije ruse nuk do të lejohet në portet britanike
Lajme

Mbretëria e Bashkuar të tjera sanksione ndaj Moskës: Asnjë anije ruse nuk do të lejohet në portet britanike

Mbretëria e Bashkuar prezantoi sanksione të reja kundër Rusisë, duke përfshirë ndalimin e anijeve ruse për të hyrë në portet britanike.  Sekretarja e Jashtme britanike Liz Truss tha se të gjitha sanksionet e vendosura ne bashkëpunim me aleatet do ta degradojnë ekonominë e Putinit. 

“Ndalimi i anijeve ruse nga portet e Mbretërisë së Bashkuar dhe sanksionet e reja ekonomike kundër institucioneve kryesore financiare ruse, përfshirë bankën e saj qendrore, në koordinim të ngushtë me aleatët tanë, do të degradojnë ekonominë e Rusisë dhe do të ndihmojnë që Putini të humbasë”, tha Sekretarja e Jashtme britanike Liz Truss.

Masat ekonomike shtesë, përfshirë kundër Bankës Qendrore Ruse dhe fondit të pasurisë sovrane të shtetit, nënkuptojnë gjithashtu se shumica e sistemit financiar të Rusisë mbulohet tani nga sanksionet e Mbretërisë së Bashkuar, thuhet në deklaratë.

Duke filluar nga e marta, “Unë po udhëzoj të gjitha portet e Mbretërisë së Bashkuar që të largojnë çdo anije që është me flamur, e regjistruar, në pronësi ose operuar nga Rusia,” tha në deklaratë Sekretari britanik i Transportit Grant Shapps.

“Duke ndaluar anijet ruse nga portet tona, ne po izolojmë më tej Rusinë dhe po dërrmojmë aftësitë e saj ekonomike”, shtoi Shapps.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.