E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mbrojtësi i Bundesligës braktis Zvicrën për Kosovën
Lajme

Mbrojtësi i Bundesligës braktis Zvicrën për Kosovën

Kombëtarja e Kosovës përforcohet me mbrojtësin 22-vjeçar të Hoffenheim, Albian Hajdari, i cili ka zgjedhur të bashkohet me Dardanët. Lajmin e konfirmoi Federata e Futbollit e Kosovës nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.

Në njoftim thuhet se Hajdari, i rritur në futbollin zviceran dhe me një karrierë premtuese në Bundesligë, ka marrë vendimin e madh për t’u rikthyer te rrënjët e tij dhe për të veshur fanellën e Kosovës.

“Kombëtarja e Kosovës ka fituar një zemër të re në fushë dhe një mur të ri në mbrojtje,” shkruhet në postim.

Ky hap i Hajdarit është një mesazh i fuqishëm që tregon lidhjen e thellë me atdheun: Kosova është shtëpia ku zemra rreh më fort.

Mirë se erdhe, Albian! Me ty, Kosova bëhet edhe më e fortë!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.