Mbyllen kopshtet dhe çerdhet, po bëhet dezinfektimi
Në zbatim të planit të masave të marra për parandalimin e prekjes nga COVID 19, të gjithë çerdhet dhe kopshtet në kryeqytet do të qëndrojnë të mbyllura përkohësisht. 
Bashkia e Tiranes njofton se po vijon dezinfektimet në këto institucione parashkollore që të jenë gati për rihapjen e tyre.
“Vendimi për shkollat vlen edhe për kopshtet e çerdhet! Edhe pse fëmijët nuk paraqesin rrezikshmëri, mund të jenë bartës që prekin më pas gjyshërit e tyre që janë me të rrezikuar. Ndërkohë po vijojmë dezinfektimet që të jemi gati kurdo që vendoset rihapja #DoJaDalim”, thekson Veliaj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



