E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mbyllet përfundimisht shkolla në vendlindjen e Asdrenit
Lajme

Mbyllet përfundimisht shkolla në vendlindjen e Asdrenit

Në Korçë tre shkolla do të mbyllen për shkak se numri i nxënësve është i ulët.

Njëra prej tyre është shkolla në vendlinjen e Asdrenit në fshatin Drenovë.

Shkolla në vendlindjen e Asdrenit u mbyll. Pas gati një shekulli ndërtesës në fshatin Drenovë iu vendos kyçi përfundimisht.Së bashku me shkollën 9 vjeçare të Drenovës, Drejtoria Arsimore ka marrë vendim për të mbyllur edhe shkollat e Barcit dhe Kolanecit, si rezultat i uljes së numrit të nxënësve. Për pasojë rreth 100 fëmijë, të klasave nga e gjashta deri tek e nënta, do të zhvendosen në shkolla të tjera, jo larg vendbanimeve të tyre.

Mbyllja e shkollave, ku mësimi zhvillohej në klasa kolektive, do të rrisë cilësinë e mësimdhënies, thotë kreu i Drejtorisë Arsimore, i cili sqaron arsyet e këtij vendimi.
Kristaq Grabocka, drejtori i arsimit Korçë: “Bëhet fjalë për kategoritë e nxënësve nga klasa VI deri tek IX, të cilët e kanë më të lehtë zhvendosjen nga një qendër banimi tek një qendër më e përqëndruar. Duke pasur parasysh edhe kushtet atmosferike që qyteti i Korçës ka gjatë sitnës së dimrit. Në këtë kuadër në jemi në dinamikë të mbylljes të shkollës së Drenovës, Barçit dhe asaj të Kolanecit.”

12 mësuesit që do të preken nga mbyllja e tre institucioneve arsimore, nuk do të humbin vendin e punës, por do të mbeten pjesë e sistemit.

“Nga këto 3 instuticione që ne do mbyllim dalin 12 mësues gjithsej dhe me bindje të plotë dhe qetësisht, të gjithë kolegëve që preken iu them se asnji nga këta mësues nuk do të largohet nga sistemi.”
Shkolla e Drenovës u ndërtua në vitin 1926, me kontributin e drenovarëve të emigruar në SHBA.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.