E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mbyllja e kadastrës në Tropojë, reagon Lame: Tani shërbimet janë online
Lajme

Mbyllja e kadastrës në Tropojë, reagon Lame: Tani shërbimet janë online

Kreu i kadastrës Artan Lame ka reaguar për mbylljen e zyrës së kadastrës në Tropojë, vendim i cili largon një tjetër shërbim nga ky qytet. Lame u justifikua se shërbimet do të ofrohen online, ndërkohe qytetarëve të Tropojës do t`ju shtohen kostot financiare për të kryer regjistrimin e pronave të tyre në Kukës.

Pas mbylljes së zyrës së kadastrës në Tropojë, vendim i cili largon edhe një tjetër shërbim nga kjo zonë, pasi në 24 zona kadastrale te këtij rrethi nuk është kryer asnjë lloj regjistrimi, ka reaguar kreu i kadastrës Artan Lame.

Në një aktivitet të institucionit që drejton, Lame anashkaloi problemet që sjell ky vendim, duke u justifikuar me shërbimet që ofrohen online.

Mbyllja e kadastrës në këtë rreth erdhi pak kohë pasi drejtuesja e këtij institucioni u arrestua nga policia.

Qytetarëve të Tropojës do t`ju shtohen kostot financiare për të kryer regjistrimin e pronave të tyre në Kukës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.