E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mbytja e turistes angleze në Sarandë/ Arrestohet organizatori i ekspeditës nënujore: E kishte punësuar ilegalisht
Publik News

Mbytja e turistes angleze në Sarandë/ Arrestohet organizatori i ekspeditës nënujore: E kishte punësuar ilegalisht

Dje u konstatua e pajetë në Sarandë një 29-vjeçare nga Anglia, Rebecca Gannon.

Kjo e fundit është gjetur e mbytur në vendin e quajtur “vapori i mbytur”.

Ajo ka qenë në një ekspeditë zhytjeje në Sarandë.

Ndërkohë pas ngjarjes, Policia Vlorë, ka vënë në pranga një 54 vjeçar në Sarandë konkretisht organizatorin e ekspeditës nënujore.

45-vjeçari me incialet S.K, e kishte punësuar në mënyrë të paligjshme instruktoren e zhytjes, në grupin e tij të punës, si dhe nuk ka siguruar kushtet e nevojshme teknike për zhytje.

Organizatori i ekspeditës nënujore do të hetohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Punësimi i paligjshëm”.

Njoftimi i policisë:

DVP Vlorë

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë shtetasi S. K., 45 vjeç, banues në Sarandë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Punësimi i paligjshëm”, pasi ditën e djeshme, në vendin e quajtur “Vapori i mbytur”, gjatë ekspeditës së zhytjes, me përgjegjës këtë shtetas, është mbytur shtetasja angleze R. G., 29 vjeçe. Nga verifikimet ka rezultuar se shtetasi S. K. e kishte punësuar në mënyrë të paligjshme instruktoren e zhytjes, në grupin e tij të punës, si dhe nuk ka siguruar kushtet e nevojshme teknike për zhytje.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.