E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pse u  anullua  vizita e Kryeministrit Izraelit Banjamin Netanjahu në Shqipëri?
Lajme

Pse u anullua vizita e Kryeministrit Izraelit Banjamin Netanjahu në Shqipëri?

Dëbimi i dy diplomatëve Iraniane dje, ka hedhur edhe dritë mbi anulimin e vizitës së kryeministrit izrealit në Tiranë

Ata dyshohet që të kishin gisht në një plan për të sulmuar Kombëtaren e Izraelit në ndeshjen që ata do të zhvillonin me Kombëtaren shqiptare në 2016.

Sipas mediave të huaja ndërhyrja e shpejtë e shërbimeve amerikane dhe atyre izraelite ka bërë të mundur shmangjen e një kasaphane të mundshme.

Një burim diplomatik bëri të ditur se mos zbatimi i kërkesës për dëbimin e diplomatëve nga qeveria shqiptare solli dhe anulimin e vizitës së kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanjahu në Tiranë.

Në datën 1 nëntor, ishte planifikuar që në Tiranë të mbërrinte kreu i qeverisë së Izraelit, e para vizitë e një niveli kaq të lartë në Shqipëri. Por në momentin e fundit vizita u anulua, pa dhënë asnjë arsye të fortë në opinion. Siç rezulton më vonë nga zhvillimi i ngjarjeve, motivet e anulimit të vizitës lidhen pikërisht me mos zbatimin e kërkesë së SHBA dhe aleatëve për dëbimin e diplomatëve iranianë.

Vetëm dje qeveria shqiptare mori vendimin për shpalljen “non grata” të dy diplomatëve. Një vendim që në kohë rekord u mbështet nga dëgjuesit më të lartë të SHBA. Nuk dihen ende motivet se përse qeveria shqiptarë ka refuzuar për një kohë kaq të gjatë dëbimin e dy diplomatëve që për NATO dhe partnerët e tjerë të rëndësishëm kanë pasur lidhje me terrorizmin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.