E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Më 25 prill nuk do të gajasesh më”- Basha i kthehet Ramës: Kupa është mbushur
Publik News

“Më 25 prill nuk do të gajasesh më”- Basha i kthehet Ramës: Kupa është mbushur

Ndërsa kryeministri Edi Rama në postimet e tij kërkon një mandat të tretë qeverisës, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i kujton se kupa është mbushur dhe shqiptarët nuk mund të mashtrohen më.

 

Teksa sjell në vëmendje një shprehje të Abraham Linkoln, Basha shprehet i bindur se 25 prill do të fitojë Shqipëria, duke theksuar se “Rama nuk do të gajaset më”.

Teksti i plote i videos: 

Abraham Linkoln thoshte: “Mund t’i mashtrosh ca njerëz për ca kohë po s’mund t’i mashtrosh të gjithë përgjithmonë”

Rama, gënjeshtrat dhe premtimet e tua boshe na kanë lënë vend numëro.

Po tani kupa është mbushur.

Shqiptarët nuk do të mashtrohen më.

Ata donin një kryeministër dhe përfunduan me një sharlatan.

Më 25 prill nuk do të gajasesh më.

Më 25 prill do të fitojë Shqipëria.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.