E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Me armë pa leje dhe municione, arrestohen 3 persona në Tiranë
Lajme

Me armë pa leje dhe municione, arrestohen 3 persona në Tiranë

Policia ka finalizuar gjatë 24 orëve të fundit dy operacione të njëpasnjëshme, me fokus identifikimin dhe goditjen e personave që posedojnë apo dyshohet se tentojnë të shesin armë zjarri, duke përbërë rrezik për sigurinë publike.

Operacionet janë zhvilluar në kuadër të punës operative dhe hetimore për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme me armë.

Operacioni i parë, i koduar “Shenja”, u realizua nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4.

Si rezultat i këtij operacioni, në Rrugën e Dibrës u ndaluan dhe u vunë në pranga shtetasit me iniciale Sh. S., 31 vjeç, dhe Sh. Sh., 43 vjeç, të cilët po lëviznin me automjet.

Gjatë kontrollit fizik dhe të mjetit, 31-vjeçarit iu gjet një armë zjarri tip pistoletë së bashku me municion luftarak. Ndërkohë, nga verifikimet e kryera rezultoi se 43-vjeçari ishte nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 finalizuan operacionin e dytë të koduar “Kodra”.

Gjatë kontrolleve në banesën e shtetasit F. H., 69 vjeç, në fshatin Kodër Kashar, u gjetën dhe u sekuestruan një armë zjarri tip pistoletë me municion, si dhe një armë gjahu së bashku me 112 fishekë.

Sipas policisë, dyshohet se armët dhe municioni posedoheshin me qëllim shitjen.

Materialet procedurale për të tre shtetasit i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, e cila do të vijojë veprimet e mëtejshme hetimore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.