E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Me  avionin personal , Rama shkon për një seminar në Beograd
Publik News

Me avionin personal , Rama shkon për një seminar në Beograd

Deputetët e kërkonin në Kuvend, por kryeministri Edi Rama ishte sërish në fluturim me çarterin privat. Ai mbërriti në Beograd me avionin e tij personal.

Vizita e tij në kryeqytetin serb nuk është e ndonjë rëndësie të veçantë, ai do jetë i pranishëm në një seminar për energjinë e rinovueshme.

Rama ka postuar një foto nga mbërritja në Beograd me avionin personal.

Por sapo komentuesit nisën që të theksojnë një gjë të tillë, se si kryeministri i vendit më të varfër shkon me çarter ngado, komentet u fshinë.

Kujtojmë se kjo vizitë vjen në kohën kur Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se është vëlla me Vladimir Putinin dhe rusët dhe se nuk do e prishë këtë miqësi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.