‘Më besoni mua, jam esëll gjithë ditën’, Meta: Kuptoni një gjë që nuk ua thonë ambasadorët se…
Presidenti i vendit, Ilir Meta pasi ka përsëritur se 30 qershori ligjërisht ka rënë ka dhënë një mesazh të fortë për politikën dhe ndërkombëtarët, duke theksuar se pa zgjedhje gjithëpërfshirëse dhe me standarde nuk do të ketë çelje të negociatave me BE.
Sipas tij, “Në republikën e Shqipërisë i vetmi institucion që vë datën e zgjedhjeve është presidenti”.
“Unë kam anuluar zgjedhjet në vend për shkak të krizës së rëndë politike që e keni vënë re, me qëllim normalizimin e situatës në vend. Mos prisni nga asnjë ambasador tu thotë këtë që po u them unë, edhe sikur të bëheshin zgjedhjet që nuk ekzistojnë pa opozitën, edhe sikur populli opozitarë të shkonte të duartrokiste ata që votonin, celja e negociatave do të ishte në një të ardhme të paditur. Këtë e kam sqaruar se zgjedhje të tilla nuk plotësojnë asnjë standard minimal të kritereve të Kopenhagenit por do të na dënonte nga gjykata e të drejtave të njeriut si ka ndodhur në shumë vende të tjera. Nuk kam anuluar zgjedhjet në asnjë vend tjetër, ambasadë apo fondacion. Kam krijuar këtë mundësi, por zgjedhje në 30 qershor ligjërisht nuk ka dhe nuk do të ketë”- tha ai.
Besoj se jam shumë i qartë: Nuk kam anuluar zgjedhjet në asnjë vend, në asnjë ambasadë, në asnjë fondacion. Kam anuluar zgjedhjet në Republikën e Shqipërisë para të gjithë shqiptarëve, këtu .
Besoj se të gjithë e kanë pasur të qartë, kam bërë përpjekje të vazhdueshme për dialog midis të dyja palëve; kam paralajmëruar më 24 maj që jam i gatshëm për t’i shërbyer dialogut për të rishikuar datën e zgjedhjeve; i keni parë reagimet si kanë qenë, e kam krijuar këtë mundësi, por zgjedhje më 30 qershor ligjërisht nuk ka dhe nuk do të ketë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



