E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Më goditën në nofull, bënin sikur do më vrisnin” Adoleshenti shqiptar tregon dhunën policore
Lajme

“Më goditën në nofull, bënin sikur do më vrisnin” Adoleshenti shqiptar tregon dhunën policore

17 vjeçari Paolo është një prej banorëve të zonës së Astirit që sot u ndalua nga gjykata pas ndalimit policor në protestën e të enjtes në parlament.

I riu shprehet se ai është dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht nga disa oficerë policie. Sipas të riut, atë e kanë goditur me shuplaka, madje “bënin sikur do më vrisnin” shprehet 17 vjeçari gjatë një deklarate të dhënë këtë pasdite në protestën e rradhën në zonën e Astirit në Tiranë.

“Ka pasur dhunë fizike dhe psikologjike nga policia. Më morën veç, nxirrnin telefonin dhe foto, më thoshin e njeh këtë, e njeh atë.Jo i thoja. Më gjuanin me shpulla nga qafa dhe faqja.Kam qenë rrugës duke ardhur për shtëpi kur më kanë kapur. Nuk kanë ushtruar dhunë gjatë shoqërimit, thjesht u komunikova që jam 17 vjeç. Tek Drejtoria e policisë pastaj ka qenë komplet gjë tjetër.

Dhunë, futeshin 10 veta. Bënin sikur do më vrisnin. Një person ka qenë që më ka goditur para kamerave dhe kanë qenë dy persona që më kanë goditur tek zyrat e veta. Më kanë goditur në nofull në momentin para kamerave, dhe me shpulla në qafë dhe faqe tek zyrat. Ja thashë dhe avokatit. Një oficer dilte dhe u thoshte lëreni se na prish punë se është i vogël.”-tha adoleshenti.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/me-goditen-ne-nofull-benin-sikur-do-me-vrisnin-adoleshenti-shqiptar-tregon-dhunen-policore-598933/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.