E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Më krahun e thyer, qytetarja denoncon për dhunë shefin e komisariatit në Divjakë: Më tha pse po filmon dhe…
Publik News

Më krahun e thyer, qytetarja denoncon për dhunë shefin e komisariatit në Divjakë: Më tha pse po filmon dhe…

Ndërkohë ka reaguar edhe kryetari i PD në Divjakë, i cili është edhe kandidati i PD, Saimir Korreshi. Sipas tij, vajza e cila është dhunuar ka dashur të denoncojë se Partia Socialiste ka zhvilluar një takim elektoral në ditën e heshtjes zgjedhore.

JA DENONCIMI I QYTETARES

Kush të qëlloi?

Qytetarja Elsa Bita: Vetë shefi i komisariatit, pse filmon më tha dhe më mori telefonin.

Ta theu telefonin?

Qytetarja Elsa Bita: Donte ta thyente, më pas më ka kapur dhe më ka përplasur. I thoshte të tjerëve merreni dhe shoqërojeni në komisariat, ata nuk po i bindeshin dhe më mori vetë pastaj. Nuk e di ç’pati.

Si e ka emrin?

Qytetarja Elsa Bita: Altin quhet, ka një muaj që ka ardhur në Divjakë. Vajzat e tjera pak më tutje pash që i morën telefonin. E mori një grup e futën brenda, nuk e di e shanë apo e goditën.

Ku ishit, çfarë po filmonit?

Qytetarja Elsa Bita: Rrugës së varrezave po filmonim, përballë lokalit të Dine Aliajt.

Pjesëmarrës kush ishte?

Qytetarja Elsa Bita: Ishte PS-ja te lokali, gjithë administrate domethënë.

 

REAGIMI I KANDIDATIT TE PD PER DEPUTET

“Një nga denoncueset e këtij pushteti ka denoncuar paligjshmërinë që ndodh ne qytetin e Divjakes. Shefi i komisariatit e ka dhunuar barbarisht personalisht. I bëj thirrje autoriteteve shtetërore, SHCB-së që e gjithë policia e vendosur nga Erion Brace me shok, të gjithë strukturën e policisë që është vënë në funksion të fushatës, e cila edhe ditën që ka ndaluar qytetarët nuk më ka lejuar të ushtrojë aktivitetin tim si avokat me argumentin se jam kandidat në kundërshtim me ligjin, po nuk ka proceduar asnjë dhe sot në kundërshtim me heshtje elektorale, përsëri urdhëro sot se çfarë bën shefi i komisariatit.

I bëj thirrje të gjithëve drejtorit të policisë së qarkut, drejtorit të policisë Ardi Veliut, unë jam kandidati për deputet, Saimir Korreshi dhe sot duhet arrestuar shefi i komisariatit ka kamera që vërtetojnë paligjshmërinë. Nëse nuk ndërhyni jeni bashkautor me krimin, nëse SHKB-ja nuk ngrihet në këmbë jeni pjesë e krimit. Nëse nuk reagoni jeni të gjithë të lidhur me Erjon Bracen. Ndaj ju bëj thirrje edhe një herë Prokurorisë Lushnje, Prokurorisë së Përgjithshme, SPAK-ut që të hetoni këtë vepër penale. Incidenti ka ndodhur në Divjakë ku sot në ditën e pushimit elektoral po bëhej mbledhje elektoralë”, u shpreh Saimir Korreshi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.