E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Me më pak se 10 kg kokainë, nuk lëviz’; përgjimi zbulon fuqinë e grupit kriminal të Plakut
Lajme

‘Me më pak se 10 kg kokainë, nuk lëviz’; përgjimi zbulon fuqinë e grupit kriminal të Plakut

Xhevdet Plaku, 33-vjeçari shqiptar që drejtonte një organizatë të fuqishme kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës, përdorte deri në 25 emra të ndryshëm për t’iu shmangur kontrolleve gjatë udhëtimeve që bënte për të garntuar importin e drogës.

Gjetja e tij ishte interesante po ashtu: ngarkesave të tij me kokainë u vendoste emra markash të famshme luksi, si “Hermes” nga më e pastra dhe pastra shkallë-shkallë, “Lacoste”, “G4”, “Rolls royce” dhe “Play Boy”.

“Nuk është “Hermes”, por është e mirë,” thoshte një nga trafikantët e grupit të tij në reklamën që i bënte kokainës.

Po ashtu, fuqia e këtij grupi u provua në thënien e njerit prej trafikantëve: “Me më pak se 10 kg, ne nuk lëvizim!’.

Anëtarë të tjerë të grupit të tij që vepron edhe në Itali janë arrestuar së fundmi, 56 persona, në kuadrin e operacioneve antidrogë të Policisë italianë nndaj grupeve kriminale shqiptare me shtrirje nga Amerika Latine, në Holandë, në Gjermani dhe përfundonte në Itali.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.