E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Më në fund! Shërbimi i transportit urban do t’i kthehet normalitetit
Lajme

Më në fund! Shërbimi i transportit urban do t’i kthehet normalitetit

Arrihet marrëveshje mes operatorëve dhe institucioneve për subvencionet

Shërbimi i transportit urban do t’i rikthehet funksionimit normal pas arritjes së një marrëveshjeje mes institucioneve shtetërore dhe operatorëve privatë. Vendimi erdhi pas një takimi të zhvilluar që në orët e para të mëngjesit, ku palët ranë dakord për mbështetje financiare përmes subvencionimit të karburantit.

Sipas marrëveshjes, operatorët e transportit publik do të përfitojnë subvencion për çdo litër naftë të përdorur, ndërsa niveli konkret i kësaj mbështetjeje pritet të përcaktohet në ditët në vijim, pas diskutimeve të mëtejshme mes palëve.

Kryetari i Shoqatës së Transportit Urban dhe Ndërqytetës, Dashnor Memaj, bëri të ditur se dakordësia u arrit në një tryezë ku morën pjesë përfaqësues të qeverisë dhe pushtetit vendor. Ai theksoi se nga dita e sotme shërbimi do të vijojë normalisht dhe me kapacitet të plotë.

Sipas tij, operatorët janë të interesuar të rikthejnë standardin e shërbimit, sidomos pas problematikave të hasura në ditët e fundit, që prekën drejtpërdrejt qytetarët.

Gjithashtu, palët kanë rënë dakord që javën e ardhshme të zhvillohet një tjetër takim, ku në fokus do të jenë kërkesa të tjera të sektorit, përfshirë çështje si TVSH-ja, akciza dhe kategoritë që përfitojnë transport falas.

Marrëveshja pritet të sjellë stabilizim të menjëhershëm të situatës në transportin publik dhe të shmangë ndërprerje të mëtejshme të shërbimit për qytetarët.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.