E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Më Zhgënjeve Sot, O Lider Ynë?
Lajme

Më Zhgënjeve Sot, O Lider Ynë?

Sot, në 35-vjetorin e krijimit të Partisë Socialiste, e kësaj foce për të cilën babai im dhe mijera burra të tjerë, fisnikë dhe atdhetarë, dhanë kontribut, organizativ financiar, mbështës. Kanë qënë vite të vështira, sepse ju është dashura të përballen me presione, kërcënime politike, rrahje, burgosje, nga kundërshtarë politike, pse jo, rasti I babait tim ne 2005 kur I mbyllën biznesin, se doli në intervistë me përkrah liderit të sotëm, në televizione. Si ai e mijëra të tjerë, me zemër dhe përkushtim luftuan që nga themelimi i kësaj foce politike, e deri në momentet kur nuk mundeshin më, nga vështirësitë e jetës së tyre, kur u detyruan të shtroheshin në spital jashtë vendit sepse spitalet tona nuk i jepnin më shpresë.

Por sot në këtë përvjetor, 35 vjet Partia Socialiste, më ka tronditur një deklaratë e Kryeministrit të vendit dhe Liderit më të madh të saj. Shqipëria nuk është e shqiptarëve, por e mikut”

Kjo fjali më goditi fort. Jo vetëm si qytetare, por edhe si njeri që për vite me radhë e kam admiruar Liderin tone për inteligjencën, guximin dhe aftësitë e tij, por jo vetëm kam pasur rastin kur I jam drejtuar zyrtarisht, me ka zgjidhur dhe probleme për të cilat i jam drejtuar, nëpërmjet sistemit që ai kishte ndërtuar për tju përgjigjur qytetarëve, njeriu që më emociononte kur fliste nëpër intervista apo podiume. Njeriu që ndërmori reforma, që solli ndryshime të mëdha dhe që për shumë prej nesh përfaqësonte shpresën për një Shqipëri më të mirë. Por sot dëgjoj deklarata të papërgjegjshme, të cilat etiketojnë njerëz si nazistë, rebelë apo ekstremistë vetëm sepse mendojnë ndryshe.

Vota dhe besimi i qytetarëve nuk jepen për vetëvendosje individuale. Ato jepen për përfaqësim dhe përgjegjësi. Mund të ketë vendime të vështira për çështje kombëtare, por jo vendime që krijojnë përshtypjen se po negociohet me vetë identitetin dhe të ardhmen e vendit.

Ndoshta gabime kanë bërë edhe të tjerë para tij. Por sot duket sikur gjendja politike dhe psikologjike e qeverisjes është rënduar aq shumë, sa çdo ditë prodhon deklarata që thellojnë ndarjen mes shqiptarëve, që ngrejnë akoma më tepër shqiptarët kudo në botë në këmbë.

Ironikisht, pikërisht mandati që pritej të ishte kulmi i suksesit të tij politik, mandati që duhej të forconte shtetin dhe të krijonte bazat për dekada stabiliteti, ku ne shpresuam që në këtë mandat Shqipëria do futej në BE. Ishte pikërisht ky mandat që ne besuam se kryeministri ynë do drejtonte pse jo edhe 4-5 mandate të tjerë, sepse besuam tek ai. Ne fakt sot shohim një botë tjetër, sot për herë të parë po shohim që ky mandat po shndërrohet në një periudhë përçarjeje për Shqipërinë. Vendime të marra në mënyrë të njëanshme dhe deklarata që bien ndesh me atë që është ndërtuar gjatë tre mandateve të mëparshme po krijojnë një klimë mosbesimi.

Për herë të parë pas shumë dekadash dëgjojmë një përçarje kaq të fortë mes shqiptarëve.

Për herë të parë dëgjojmë të thuhet se Shqipëria nuk është e shqiptarëve.

Për herë të parë shfaqen zëra që flasin për nevojën e krijimit të partive fetare si ajo e deklaruara Partia e besimit Musliman, në vendin që është krenuar gjithmonë me bashkëjetesën fetare. Një ide që as pushtuesit nuk arritën t’ia impononin këtij kombi.

Më zhgënjeve, o lider, që dikur më emocionoje me punët që bëje.

Nuk janë shërbimet e huaja ato që e dëmtuan këtë vend. Nuk janë as revoltat dhe kundërshtitë e qytetarëve. Burimi i krizës është vetë arroganca e pushtetit, vetëbesimi i tepruar dhe vendimet e marra pa dëgjuar zërin e popullit. Nuk mund të injorohet fryma e një krijese, jo më zëri i një kombi. Kombet I ka krijuar Zoti.

Ti, Kryeministri ynë, që dikur ishe krenari për miljona njerëz, zgjodhe vetë rrugën që po të çon në këtë përballje me qytetarët. Dhe lëvizja që ka nisur nuk ndalet me urdhra apo me etiketime.

Lavdia e tepërt nuk i pëlqen as Krijuesit. Sepse lavdia i përket atij, jo njeriut. Zoti ka krijuar tokën, gjallesat dhe kombet.

Ajo tokë që nuk lëviz nga vendi i saj. Breza të tërë kanë luftuar për të, për ta zaptuar, për ta marrë, por ajo ka mbetur në vend. Në fund, nuk jemi ne që e marrim tokën me vete; është ajo që na merr ne brënda saj. Ndërsa ne përpiqemi të bëjmë pazare me të, toka qesh. Dhe bashkë me të qesh edhe Krijuesi, përballë vogëlsisë sonë, kur ne e ngatërrojmë pushtetin e përkohshëm me madhështinë e përjetshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.