E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Media britanike jehonë gjyqit në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Ata janë heronj të Kosovës
Lajme

Media britanike jehonë gjyqit në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Ata janë heronj të Kosovës

Të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe tre bashkëpunëtorë të tij të kohës së luftës dolën para trupit gjykues të Gjykatës Speciale në Hagë. E përjavshmja britanike “The Sunday Times“, i ka kushtuar një artikull të gjatë, fillimit të procesit ndaj ish drejtuesve të UÇK-së.

Artikulli i “The Sunday Time”, i dedikohet ish-drejtuesit politik të UÇK-së, e më vonë pas çlirimit, President e Kryeministër i Kosovës, Hashim Thaçit, i cili mbahet në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020, së bashku edhe me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin, rikujton gjithë këtë situatë.

Gazetari Matthew Campbell, rikujton se bombardimet ishin si përgjigje kundrejt krimeve serbe të luftës dhe mizorive të Serbisë ndaj popullit shqiptar të Kosovës.

“Në një shtet të vogël ku Blair dhe Clinton ideolizohen, një histori suksesi i NATO-s po kërcënon të bëhet shumë i thartë”. Kështu e nis artikullin e saj, gazeta britanike. Ata janë heronj kombëtar të Kosovës-tani të akuzuar për krime lufte. Në një shtet të vogël ku Blair dhe Clinton janë idhuj, historia e suksesit të NATO-s po kërcënon të bëhet shumë e thartë,“ shkruhet ndër të tjera në artikullin e gazetës britanike, “The Sunday Time”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.