E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Media shqiptare në zi, ndahet nga jeta gazetarja e njohur
Lajme

Media shqiptare në zi, ndahet nga jeta gazetarja e njohur

Gazetaria shqiptare është në zi. Ka ndërruar jetë këtë të shtunë, në moshën 64-vjeçare, gazetarja e njohur Rezarta Reçi, pas një përballjeje të gjatë me një sëmundje të rëndë.

Rezarta Reçi ishte një nga figurat më të veçanta të ekranit shqiptar, e njohur për qasjen e saj të ndjeshme dhe reflektuese në gazetari. Për vite me radhë, ajo ishte ideatore dhe moderatore e emisionit “Arratia e peshkut të kuq” në News24, një program që u shndërrua në një hapësirë dialogu të thellë, rrëfimesh njerëzore dhe analizash me dimension social e shpirtëror.

Përtej televizionit, Reçi ka lënë gjurmë edhe në letërsinë publicistike. Ajo është autore e disa librave, ku ndërthurte intervista, rrëfime personale dhe përjetime nga jeta e saj profesionale, duke sjellë një pasqyrë intime të njeriut dhe shoqërisë.

Humbja e Rezarta Reçit lë pas një boshllëk në median shqiptare, por edhe një trashëgimi të çmuar profesionale dhe njerëzore, e cila do të kujtohet nga kolegët, lexuesit dhe teleshikuesit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.