E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sporti në zi, ndahet nga jeta ikona e kampionatit shqiptar
Lajme

Sporti në zi, ndahet nga jeta ikona e kampionatit shqiptar

Ish-futbollisti i Flamurtarit, Agim Bubeqi, gjendet i pajetë në banesë

Ka ndërruar jetë Agim Bubeqi, ish-futbollisti i njohur i Flamurtarit të Vlorës dhe një prej emrave të spikatur të skuadrës vlonjate në periudhën e artë të futbollit shqiptar.

Bubeqi është gjetur pa shenja jete në apartamentin e tij. Sipas burimeve, dyshohet se ai kishte ndërruar jetë prej disa ditësh përpara se trupi i tij të gjendej në banesë.

Mungesa e tij për disa ditë ka alarmuar fqinjët, të cilët kanë njoftuar Policinë. Pas mbërritjes dhe kryerjes së kontrolleve në banesë, efektivët kanë gjetur trupin e pajetë të ish-futbollistit.

Agim Bubeqi ishte pjesë e Flamurtarit në vitet më të suksesshme të klubit vlonjat, duke u renditur mes futbollistëve që kontribuuan në periudhën kur skuadra shkroi disa prej faqeve më të rëndësishme të historisë së saj. Ai u shpall edhe “Mjeshtër Sporti” dhe u vlerësua si një prej sulmuesve më të mirë të viteve 1986 dhe 1987.

Bubeqi ishte pjesë e formacionit të Flamurtarit edhe në sezonin 1990–1991, kur skuadra vlonjate fitoi për herë të parë titullin kampion të Shqipërisë.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka prekur edhe ish-shokët e skuadrës, të cilët kanë kujtuar kontributin e tij në një prej periudhave më të lavdishme të Flamurtarit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.