E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mediat e Beogradit:  Po hyri Kosova  në INTERPOL, i pari që arrestohet Lubisha Dikoviq
Bota

Mediat e Beogradit: Po hyri Kosova në INTERPOL, i pari që arrestohet Lubisha Dikoviq

Nëse Kosova anëtarësohet në INTERPOL, në listën e personave ndaj të cilëve do të lëshojë urdhërarrest Kosova do të gjendet ish ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe, gjenerali Lubisha Dikoviq, kështu citon gazeta beogradase “Blic”.

 

Duke u thirrur në burime diplomatike nga Prishtina, gazeta serbe thotë se emri i gjeneralit Dikoviq është përmendur edhe më parë.

 

Ai ngarkohet me përgjegjësi për krimet e kryera gjatë luftës në zonën e përgjegjësisë së Brigadës 37 të motorizuar, e cila atëherë ishte nën komandën e gjeneralit Dikoviq.

Sipas gazetës serbe, në listën e personave ndaj të cilëve do të ngritet urdhërarrest nga INTERPOL-i do të jenë edhe zyrtarë policorë të niveleve më të ulëta, por jo vetëm ata.

“Autoritetet e Prishtinës synojnë të ndjekin edhe civilët serbë, për të cilët pohojnë se kanë marrë pjesë në njësitë paraushtarake. Dyshohet se të paktën 50 serbë në këtë bazë mund të gjenden në listën e atyre që do të lëshohet urdhërarrest ndërkombëtar” thuhet më tutje.

Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it mbahet në Dubai dhe fillon sot (18 nëntor) dhe do të zgjasë deri më  21 nëntor. Për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë do të vendoset të martën, më 20 nëntor./ Klan Kosova

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.