E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mediat iberike ‘kryqëzojnë’ Ramën: Do lejosh gazetarë shqiptarë në konferencë?
Lajme

Mediat iberike ‘kryqëzojnë’ Ramën: Do lejosh gazetarë shqiptarë në konferencë?

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, ishte i vetmi që nuk mori pjesë në samitin e Tiranës. Edhe pse zyrtarisht u tha se ai do mungonte për shkak të një feste, mësohet se jozyrtarisht arsyeja lidhet me skandalin e vëllait të kryeministrit shqiptar, Olsi Rama. Ky i fundit është i implikuar së bashku me Amant Josifin në mega-vjedhjen prej 2.5 miliardë euro, ku shumica e viktimave janë spanjollë.

Por ndërkohë, gazeta La Vanguardia i ka bërë një pyetje me spec kryeministrit shqiptar.

“A do të mund të marrin pjesë në konferencën për shtyp sot të gjithë gazetarët shqiptarë, përfshirë edhe ata që i keni dërguar për riedukim?” e pyet gazeta.

“Ishte një shaka. Mos e besoni atë marrëzi. Ata tashmë janë rikthyer në konferencat e mia për shtyp. Por marrëdhënia ime me shtypin nuk do jetë kurrë ortodokse. Unë kam qenë në anën tjetër duke mbrojtur lirinë e shtypit, prandaj e kam këtë problem, mendoj. Nuk mund të duroj marrëzi për një kohë të gjatë,” tha Rama.

Megjithatë, gazetarët shqiptarë ishin sot në konferencë. Por ata nuk pyetën për çështjen kryesore, protestën e opozitës dhe sulmin ndaj liderit demokrat. Kur kjo pyetje erdhi nga një pyetje e huaj, Rama e mbylli konferencën

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.