E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mediat italiane ngrenë alarmin: Ish-gjyqtari Davide Pecorelli i zhdukur prej ditësh në Tiranë, s’ka asnjë gjurmë prej tij
Publik News

Mediat italiane ngrenë alarmin: Ish-gjyqtari Davide Pecorelli i zhdukur prej ditësh në Tiranë, s’ka asnjë gjurmë prej tij

davide-pecorelli-auto-bruciataSipas medias italiane “La Nazione”, automjeti është gjetur i djegur në zonën e Gjegjanit (Pukë), ndërsa brenda makinës janë gjetur disa materiale, për të cilat ka dyshime se mund të jenë mbetje njerëzore.

Davide Pekoreli, i cili zotëron një restorant në Lama, bashkia San Xhustion, ka arbitruar gjatë karrierës në Serinë C italiane, si dhe ka shërbyer si arbitër i katërt në Serinë A. Përveç hotelerisë, ish-arbitri investon dhe në parukeri, ku ka hapur disa të tilla në Milano. Madje, Davide Pekoreli ka investuar dhe në Shqipëri prej një viti si dhe kishte një fëmijë me një shqiptare.

 

Autoritetet shqiptare ende nuk kanë të dhëna të plota për Pekorelin, ndërsa ngjarja po hetohet në vazhdim. Policia ka njoftuar familjarët e tij duke kërkuar të dhëna plotësuese.

Sipas informacioneve, ai kishte mbërritur në Shqipëri në 7 janar. Më pas udhëtoi me një automjet tip “Skoda” të marrë me qera. Më tej, vendodhja dhe fati i tij mbeten akoma mister.

arbitro pecorelli

Davide Pekoreli (qendër) gjatë kohës kur arbitronte në Serinë C të Italisë

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.