E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mediu merr pjesë në ceremoninë e Inagurimit të  Trump si president i SHBA
Lajme

Mediu merr pjesë në ceremoninë e Inagurimit të Trump si president i SHBA

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është në mesin e udhëheqësve botërore që merr pjesë në ceremoninë e inagurimit të Presidentit Amerikan Donald Trump.

Pavarësisht temperaturave tejet të ulëta, Mediu shkruan se në Washington DC, ka atmosferë festive në Capitol.

Gjatë qëndrimit në SHBA, Mediu thotë se e shtunë ishte një ditë intensive me pjesmarje në aktivitete festive, duke filluar me takimin për Heronjtë Amerikan dhe veteranët e luftës i ftuar nga AG Texas Ken Paxton.

Takimet e tjera vijojnë me një darkë me komunitetin e Texas organizuar nga Guvernatori Greg Abott.

Statsui

Washington DC: I ftuar për Cermoninë e Inagurimit të Presidentit Amerikan Donald Trump.

Atmosferë festive në Washington për iagurimin e Presidentit Trump edhe pse temperaturat janë të ulta dhe për këtë arsye u anullua ceremonia e madhe dhe u vemdos se që do zhvillohet në dy pjesë, në Godinën qëndrore të Kongresit ku do ketë një numër shumë të kufizuar dhe në Capital One Arena.

Dita e shtunë ishte një ditë intensive me pjesmarje në aktivitete të bukura festive, duke filluar me takimin për Heronjtë Amerikan dhe veteranët e luftës i ftuar nga AG Texas Ken Paxton. Në këtë takim foli kandidati për Sekretar i Mbrojtjes Pete Hegseth, nje nga ideologët e MAGA Steve Banon dhe Prokurori i Përgjithshëm i Teksasit Ken Paxton .

Në vazhdim me takime në Kongres, pritja në në Yacht Liberty dhe në darkë me komunitetin e Texas organizuar nga Guvernatori Greg Abott te cilin e takova bashkë me Miqtë e mi nga Dallas, Gino, Gëzim dhe Daki. Gjatë darkës u takova me Senatorin John Cornyn me të cilin prej vitesh jemi pjesë e Asamblesë Parlamentare të OSBE, Kongresmenin më të ri Brandon Gill, Kongresmenët Pete Sessions, Rony Jackson dhe Kong Chip Roy, të cilët do jenë pjesë e forumit të sigurisë që organizoj në Kongres në 5shkurt si dhe Prokurorin e Përgjithshëm të TX Ken Paxton.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.