Memaliaj/Jetonte i vetëm pas divorcit, 57 vjeçari gjendet i pajetë në banesë
Në orët e para të mëngjesit të sotëm një 57-vjeçar është gjetur i pajetë në Memaliaj.
Mësohet se viktima është Jorgo Gjoka i cili është gjetur i pajetë në banesën e tij në lagjen nr. 4 të qytetit.
Ai jetonte i vetmuar prej disa vitesh pas divorcit me gruan.
Nga të dhënat e para mësohet se Gjoka ka ndërruar jetë tre ditë më parë dhe vetëm sot në orët e para të mëngjesit është gjetur nga fqinjët në fazën fillestare të dekompozimit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



