Menaxheri i hotelit zbulon detaje nga arrestimi i kontrollorëve: Ndodhi rreth orës 23:00, disa ishin tek bari dhe…

Të tjera detaje kanë dalë nga shoqërimi në Komisariat i kontrollorëve të Albcontrol, të cilët një natë më parë kanë qëndruar në hotel. Menaxheri i hotelit ku qëndruan kontrollorët, Dashi Shehu, tha në një intervistë për “News 24” se uniformat blu mbërritën jashtë hotelit që në orën 22:00 ku po priste urdhrin për shoqërimin e tyre.
Sipas Shehut, shoqërimi ka ndodhur rreth orës 23:00 dhe nuk ka patur rezistencë.
“Rreth 25 dhoma ishin prenotuar. Disa prej tyre kishin marrë dhoma, disa ishin tek bari. Rreth orës 23:00 erdhi policia dhe i mori. Rreth orës 22:00 kishte ardhur policia. Furgonat po prisnin jashtë që të merrnin urdhër për ti marrë. U morën edhe pjesëtarë të stafit për sqarime të mëtejshme, por pas 2-3 orësh edhe ata u lanë të lirë. Policia këtu u shfaq rreth orës 22:00 të darkës, po i monitoronin kontrollorët dhe më pas bënë thirrjen që i morën dhe i shoqëruan. Policia në dhoma nuk është futur. Kontrollorët i thirrën përmes telefonit edhe erdhën. Pak a shumë ata ishin përgatitur se diçka e tillë mund të ndodhte dhe i morën dhe i shoqëruan. Situata ishte e qetë. Ata kishin dhe avokatin aty gjatë kohës dhe kur ikën në komisariat”, tha ai.
I pyetur nëse Policia ka marrë pamjet e sigurisë nga hoteli, ai tha se nuk i janë kërkuar pamjet, por hoteli është në dispozicion që ti japë. Sjellim në vëmendje që u shoqëruan 26 kontrollorë, ndërsa 3 prej tyre vijojnë të qëndrojnë në Komisariat.
Në mesin e të shoqëruarve është edhe Pirro Lako, i cili ka thënë për mediat se i kanë sekuestruar telefonin, dhe se brenda në komisariat iu ishte mohuar e drejta e mbrojtjes.

Sa orë qëndruat i shoqëruar në Drejtorinë e Tiranës?
Lako: Që nga ora 11 e darkës.
Çfarë ju komunikua?
Lako: Thjesht për një pyetje, plotësoni deklaratën për veprimet tona, pse deklaruam paaftësinë. Mua më bënë pyetje të thjeshta, thjesht më kanë mbajtur telefonin, nuk e di pse. Nuk e di a kanë të drejtë ta hapin telefonin dhe ta mbajnë, por aty jemi pambrojt.
Firmosët diçka?
Lako: Firmosa deklaratën dhe një procesverbal për telefonin.
Telefoni është aktualisht i sekuestruar?
Lako: Po i sekuestruar. Nuk e di, nuk është se të thonë shumë, thjesht do kalojë në prokurori.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



