E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mereme Sela nuk i ndahet Sali Berishës për kreun e PD-së
Lajme

Mereme Sela nuk i ndahet Sali Berishës për kreun e PD-së

Mereme Sela ka depozituar një tjetër ankim në Gjykatën e Apelit në Tiranë, duke kundërshtuar vendimin për pushimin e çështjes së saj nga Gjykata e Shkallës së Parë. Ajo kërkon rishqyrtimin e padisë që lidhet me procesin zgjedhor brenda Partisë Demokratike dhe kandidimin për kryetar.

Në thelb të padisë së saj qëndron kundërshtimi i zgjedhjeve të zhvilluara në muajin maj për drejtimin e PD-së, si dhe padia ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Sela kishte kërkuar pezullimin e procesit zgjedhor, përjashtimin e Berishës nga gara dhe rikthimin e saj si kandidate në këtë proces.

Më herët, më 14 maj, ajo i ishte drejtuar Apelit pasi Gjykata e Shkallës së Parë kishte refuzuar kërkesën e saj, duke ia kthyer padinë mbrapsht. Apeli vendosi që çështja të rishqyrtohej, por pas kthimit për shqyrtim, Gjykata e Shkallës së Parë vendosi ta pushojë sërish, duke argumentuar se objekti i kërkesës ishte i njëjtë me një çështje të trajtuar më parë.

Ky vendim është pikërisht ai që Sela ka vendosur të ankimojë përsëri, duke kërkuar që Apeli të marrë në shqyrtim pretendimet e saj për procesin zgjedhor brenda partisë më të madhe opozitare në vend.

Mereme Sela, me profesion mjeke, kishte aplikuar për të marrë pjesë në garën për kryetare të Partisë Demokratike. Edhe pse aplikimi i saj fillimisht u pranua, ajo nuk u legjitimua si kandidate me argumentin se nuk përmbushte kriteret e përcaktuara. Ndërkohë, kandidatë të tjerë si Ervin Salianji, Alesia Balliu dhe Evi Kokalari nuk u pranuan fare në këtë garë.

Zgjedhjet e 23 majit u zhvilluan me një kandidat të vetëm, Sali Berishën, ndërsa përpjekjet e Selës për t’u përfshirë në garë vijojnë tashmë në rrugë gjyqësore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.