Meriton Mjekiqi del nga arresti: Faleminderit për mbështetjen
Meriton Mjekiqi reagon pas vendimit të gjykatës: “Jam i lirë, faleminderit për mbështetjen”
Moderatori dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Meriton Mjekiqi, ka thyer heshtjen pas zhurmës mediatike të muajit të kaluar, kur u përfol për një përleshje fizike që la pas lëndime të rënda trupore tek viktima.
Përmes një postimi në InstaStory, Mjekiqi bëri të ditur se gjykata ka vendosur ta lirojë nga masa e arrestit. Në të njëjtin reagim, ai shfaqet pranë avokatëve të tij, duke i falënderuar për përkushtimin dhe profesionalizmin në mbrojtjen ligjore.
“Faleminderit avokatëve për punën e tyre të jashtëzakonshme dhe publikut për mbështetjen e pakushtëzuar. Kjo periudhë ishte e vështirë, por e kaluam bashkë”, shkroi Mjekiqi, duke përcjellë një mesazh mirënjohjeje për të gjithë ata që e qëndruan pranë.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



