E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Merkel flet shkurt me gjermanët: Në 90 sekonda video sqaron masat
Lajme

Merkel flet shkurt me gjermanët: Në 90 sekonda video sqaron masat

Kancelarja Angela Merkel ka deklaruar se qytetarët do të duhet të respektojnë masat e distancës shoqërore dhe duhet të mbartin maska edhe pasi të jenë lehtësuar masat kufizuese.

Pasi lehtësoi masat kufizuese për fundjavën, kancelarja gjermane u paraqit në sallën e zyrës së saj në Berlin, ku dha njoftimin e shkurtër për shtyp, në të cilin theksoi rëndësinë e respektimit të masave mbrojtëse.

‘Është shumë e rëndësishme për mua të theksoj përsëri faktin që po hyjmë në një fazë të re të pandemisë dhe se tani do të jetë e nevojshme të jesh i sigurt që njerëzit do të respektojnë rregullat themelore, të cilat janë mbajtja e distancës, bartja e maskave. Kjo është shumë e rëndësishme. Faleminderit shumë’, tha kancelarja gjermane.

Adresa e pazakontë e Merkel u interpretua si një reagim ndaj demonstratave të fundjavës në qytete në të gjithë vendin, kur qindra njerëz u mblodhën në shenjë pakënaqësie për shkak të shkeljes së lirive të tyre civile, shumë prej të cilëve nuk respektuan masat e mbrojtjes , raporton Guardian.

Sipas të dhënave të sotme, 172.658 raste të infeksionit me koronavirus janë regjistruar në Gjermani që nga fillimi i epidemisë, si rezultat i së cilës deri tani kanë vdekur 7.681 persona.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.