E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Merr flakë makina në Llogara, humb jetën një person
Flash

Merr flakë makina në Llogara, humb jetën një person

Detajet nga policia

Një automjet është përfshirë nga flakët pas daljes nga rruga dhe është djegur plotësisht në një zonë me shkurre në Qafën e Llogarasë, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që ngjarja të ketë qenë atentat.

Si pasojë e zjarrit, një person ka humbur jetën, pasi është bllokuar brenda mjetit dhe është djegur. Viktima ndodhej në sediljen e drejtuesit të automjetit dhe ende nuk është identifikuar.

Vlorë / Informacion paraprak

Rreth orës 14:35, pas një njoftimi të marrë në sallën operative të DVP Vlorë, shërbimet e Policisë janë nisur drejt vendit të quajtur “Qafa e Llogarasë”, ku kanë konstatuar një automjet duke u djegur. Nga verifikimet paraprake dyshohet se, si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën një shtetas ende i paidentifikuar, i cili ndodhej në sediljen e drejtuesit të mjetit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për identifikimin e viktimës, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Autoritetet nuk përjashtojnë asnjë pistë hetimi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.