Mesazh nga Presidenti Meta: Energjia dhe guximi i tij, të frymëzojnë përpjeket tona për një Shqipëri si gjithë Europa!
Shënohen sot 23 vjet nga vrasja e Azem Hajdarit, një prej udhëheqësve të “Lëvizjes Studentore” dhe themeluesve të Partisë Demokratike.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale presidenti Ilir Meta ka shprehur mirënjohjen dhe respektin për Azem Hajdarin, duke theksuar se energjia dhe guximi i tij duhet të frymëzojnë përpjekjet për një Shqipëri si gjithë Europa.
Mesazhi i presidentit Meta
Nderim, respekt dhe mirënjohje ndaj veprës së përjetshme të Azem Hajdarit, udhëheqësit të ‘Lëvizjes Studentore’, që solli pluralizmin politik dhe demokracinë.
Energjia dhe guximi i Tij duhet të frymëzojnë përpjekjet tona për një Shqipëri si gjithë Europa!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



