E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mesazhi i prerë i zyrtarit të lartë të DASH: Vendet që duan të hyjnë në BE…
Bota

Mesazhi i prerë i zyrtarit të lartë të DASH: Vendet që duan të hyjnë në BE…

Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të shtetit, Hoyt Brian Yee, thotë se vendet që dëshirojnë anëtarësim në Bashkimin Evropian duhet këtë ta tregojnë qartazi, e jo të balancojnë ndërmjet dy palëve. Ai tha dje në Beograd se Shtetet e Bashkuara janë partner i Serbisë në rrugën kah Bashkimi Evropian.

“Vendet që dëshirojnë të hyjnë në BE duhet ta tregojnë qartaz këtë vendim”, tha Hoyt Brian Yee, gjatë një takimi ekonomik në Beograd, dhe ka shtuar se “nuk mund të uleni në dy karrige, veçanërisht nëse ato janë shumë larg”, njëra tjetrës.

Mëtutje ai ka theksuar se Serbia ka shumë miq dhe mbështetje në Shtetet e Bashkuara, veçanërisht kur kemi të bëjmë me integrimet evropiane.

I pyetur se a do ta ndihmojnë Shtetet e Bashkuara dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, zëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Brian Yee, tha se shteti i tij është i përfshirë prej fillimit dhe nuk është fshehtësi se merr pjesë në këtë proces, i cili udhëhiqet nga BE-ja, rapoton agjencia Beta nga Beogradi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.