E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mesazhi ndaj Yuri Kim që ‘trazoi’ Gledis Nanon
Publik News

Mesazhi ndaj Yuri Kim që ‘trazoi’ Gledis Nanon

Një mesazh zanor me fjalë denigruese, në adresën e Instagramit të ambasadores së SHBA Yuri Kim, është bërë objekt hetimi nga Policia e Shtetit. Të dhënat dalin nga publikimi i email-eve të Gledis Nanos, ndërsa i riu thotë se nuk e dinte kujt po i shkruante. Në korrespondencat e Nanos gjenden foto të profilit të këngëtarit Arkimed Lusha dhe të Eljo M., përfshirë edhe dëshminë e këtij të fundit.

Mesazhet e publikuara nga Homeland Justice, përveç komunikimeve të ish-numrit një të Policisë së Shtetit Gledis Nano me agjencitë e huaja partnere, përmbajnë edhe komunikime me ambasadën amerikane në Tiranë.

Eljo M. është një i ri që ishte marrë në hetim nga policia, për shkak të një mesazhi zanor që kishte dërguar në adresën e ambasadores Yuri Kim në Instagram. Në email-in e Gledis Nanos zbardhet qëndrimi që ka mbajtur i riu një gushtin e vitit të kaluar, teksa është marrë në pyetje duke pretenduar mes të tjerave se nuk e dinte kujt i kishte shkruar por ishte nxitur nga statusi i reperit Arkimed Lusha në rrjetet sociale.

“Ditën e djeshme, datë 31 korrik, rreth orës 15:40 u futa në Instagram dhe pashë që këngëtari ‘Stresi’ (që quhet Arkimed Lusha), kishte bërë një postim duke shkruar që: Yuri Kim ka pështyrë popullin shqiptar. Ai na bënte thirrje që shajeni, ofendojeni. Unë 3 minuta më vonë kam bërë një mesazh zanor, i cili është me dy ndërprerje, ku kam sharë nga robt Yuri Kim dhe nga goca. E kam dërguar në faqen e ambasadores. Këtë veprim e bëra pa u menduar gjatë dhe vetë nuk e dija shumë qartë se kush ishte”, tha Eljo.M para hetuesve.

Në email-in e Nanos ndodhet edhe një foto e profilit të reperit në Instagram, foto e personit të marrë në pyetje si dhe mesazhi zanor që ky i fundit i ka dërguar ambasadores.

Hakerat kanë në duar sisteme të Policisë së Shtetit tashmë, ndërsa së fundmi publikuan më shumë se 1400 e-maile hyrëse dhe 1200 dalëse në adresë të ish-numrit një të Policisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.