E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mesazhi prekës i Gentian Zenelajt për Guljem Radojën: Forca profesori im energjik
Lajme

Mesazhi prekës i Gentian Zenelajt për Guljem Radojën: Forca profesori im energjik

Aktori i mirënjohur shqiptar, Guljelm Radoja ndodhet i shtruar prej dy javësh në reanimacionin e Spitalit të Durrësit.

Aktori ishte infektuar me Covid-19 dhe tashmë është negativizuar, por mushkëria e tij është dëmtuar rëndë, duke i sjellë probleme të theksuar në frymëmarrje.

Sipas mjekëve në këtë spital, transportimi i tij drejt spitalit në Tiranë apo jashtë shtetit, është i pamundur.

Ndërkohë në rrjetet sociale miqtë e aktorit kanë bërë thirrje dhe kanë kërkuar ndihmë që Guljelm Radoja të kurohet jashtë vendit.

Një reagim ka ardhur sot nga aktori Gentian Zenelaj, i cili i jep kurajë profesorit të tij që të mos dorëzohet në këtë betejë. “Forca mik i dashur…Forca profesori im energjik. Mos u dorëzo Guljem Radoja. Lutjet tona janë me ty. Shërim sa më të shpejtë”, shkruan Zenelaj në “Instagram”.

gentian

Radoja ka luajtur më shumë se 30 role në kinematografi. Për meritat e tij artistike Guljelm Radoja është nderuar me titullin “Artist i Merituar”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.