E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mesila Doda: Po na tjetërsojnë votat, veprimtari  që do përballet me drejtësinë
Lajme

Mesila Doda: Po na tjetërsojnë votat, veprimtari që do përballet me drejtësinë

Mesila Doda deklaroi se votat e PDIU-së po tjetërsohen, me qëllim ndalimin e marrjes së një mandati një Tiranë.

E dyta në listën e kandidatëve për deputet në Tiranë, Mesila Doda u shfaq tepër e irrituar teksa deklaronte para mediave se kjo është një veprimtari kriminale që do të përballet me drejtësinë. Sipas Dodës, këto veprime kundër PDIU-së nuk do të mbyllen me takime të fshehta 3 orëshe, duke iu referuar kështu marrëveshjes së 18 majit mes Ramës dhe Bashës.
“Në procesverbale po tjetërsohen votat e PDIU. Procesverbalet tona tregojnë ndryshe, por pavarësisht kësaj veprimtarie kriminale, PDIU do t’a marrë një mandat në Tiranë. Përgjegjësit për këtë fushatë kundër PDIU-së do të përballen me forcën e 74 mijë votuesve të papërfaqësuar. Mos të mendojë ndokush që ne do t’a zgjidhim këtë me marrveshje të fshehta 3 orëshe. Kjo veprimtari kriminale do të përballet me drejtësinë.” – deklaroi e irrituar Mesila Doda nga një qendër votimi në njësinë 5 në Tiranë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.