E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Mësoi shqip, dhe kërkoi nuse”- Zbulohen detaje nga jeta e vrasësit të Nikulaj
Lajme

“Mësoi shqip, dhe kërkoi nuse”- Zbulohen detaje nga jeta e vrasësit të Nikulaj

Detaje të reja dalin në lidhje me vrasjen e biznesmenit në Shëngjin, Ardian Nikulaj.

Mësohet se vrasësi portugez kishte kohë që jetonte në Shqipëri dhe kishte mësuar zakonet dhe traditat shqiptare.

Ekzekutori ka deklaruar se ka ardhur në Shqipëri të martohet, por që familja nuk ia jep vajzën.

“Thuhet se janë hedhur gati gjysmë milionë euro për të organizuar dhe për të kryer ekzekutimin. Është marrë një shtetas portugez si ekzekutor. Ai fillimisht është njohur me zonën dhe me mentalitetin. Ka thënë që ka ardhur në Shqipëri se do të martohet me një vajzë shqiptare dhe se familje nuk e jep. Ka mësuar çdo zakon dhe çdo detaj të shqiptarëve. Ka mësuar dhe shqip, dëshmitari okular aty ka thënë se ekzekutori e pyeti “si je Ardian”, me një theks nga Kukësi, nga veriu i Shqipërisë. Ky është një organizim super i strukturuar”, tha Dervishi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.