E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta del kundër grupit të Berishës: Çdo president ka pavarësinë e tij!
Lajme

Meta del kundër grupit të Berishës: Çdo president ka pavarësinë e tij!

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është rikthyer sërish në media pas një largimi prej disa javësh nga vëmendja publike.

Ai ka sqaruar se  kjo ka ardhur për shkak të gjendjes së tij shëndetësore dhe se do të rikthehet sapo të rikuperohet, gjë që sipas tij po ndodh tani.

“Jam këshilluar nga mjekët të qëndroj sa më larg të jetë e mundur ambienteve të mëparshme dhe toksike, deri në një moment rikuperimi të plotë, i cili po ndodh”, tha ai.

Përveç daljes publike, një tjetër lajm ishte edhe distancomi i mëtejshëm i Metës nga aleati i tij i dikurshëm, Sali Berisha.

Kjo lloj ndasie u vu re gjatë një interviste televizive, ku ish-presidenti komentoi dekretimin e ndryshimit të ligjit për ngritjen e Komisioneve Hetimore nga Presidenti Bajram Begaj.

Në një kurs komplet të ndryshëm nga ai i grupit të Berishës, të cilët u ngritën dhe sulmuan presidentin Begaj, Meta tha se vendimi i Kreut të Shtetit ishte i drejtë.

Ai theksoi se çdo president ka pavarësinë e tij, ndërsa shtoi se dy presidentë nuk mund ta mbajnë të njëjtin qëndrim për të njëjtën çështje.

“Çdo president ka pavarësinë dhe gjykimin tij. Për mua është e rëndësishme që Presidenti…dua të them që praktikisht ka rrëzuar ligjin. Pra faktikisht është një ligj që për të penguar këto hapësira dhe mundësi që i jep Kushtetuta opozitës për të ushtruar rolin kontrollues.

Për këtë çështje duhet të pyesni këshilltarët. Unë mendoj se ai e ka rrëzuar ligjin. Dy presidentë nuk mund të mbajnë të njëjtin qëndrim. Nuk e di për cilin e ka pasur Rama, nëse e ka pasur për mua të gjithë shqiptarët e dinë që ballafaqimet tona s’kanë qenë vetëm në Shqipëri por edhe në Komisionin e Venecias, dhe janë fituar me 0 rezultat për qeverinë në favor për Presidentin, për çështjet e Kushtetutës”, tha Meta për “News 24”.

Mesa duket Meta e ka braktisur përfundimisht Berishën. Fillimisht ai u shkëput nga pjesëmarrja dhe organizimi i protestave të bëra nga grupi i Berishës, tanimë ai nuk ndan as të njëjtën linjë opozitarizmi me të, madje prej kohësh ish-presidenti nuk e ka takuar këtë të fundit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.