Meta feston 55 vjetorin me ushtrime sportive

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ditën e sotme feston 55-vjetorin e lindjes.

Meta ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shfaqet nga një lartësi dhe nga aty iu uron shqiptarëve një ditë plot aventuar dhe relaks.

“Të dashur miq, ju uroj një të diel plot aventura dhe relaks. T’ia kaloni mirë”, shprehet Meta në video.

Meta ka lindur në 24 Mars të vitit 1969 në Skrapar. Ai ka mbajtur disa poste të rëndësishme, si kryeministër, President, kryetar Kuvendi, zëvendëskryeministër si dhe është themeluesi i lëvizjes: Lëvizja Socialiste për Integrim, Partia e Lirisë sot

Publikuar nga Publik Media