E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta flet për arrestimin e kandidatit në Himarë: Arrestimi i Belerit dëmton vetëm Edi Ramën, provokatorin e njohur të tensioneve në zgjedhje!
Politikë

Meta flet për arrestimin e kandidatit në Himarë: Arrestimi i Belerit dëmton vetëm Edi Ramën, provokatorin e njohur të tensioneve në zgjedhje!

Pas arrestimit të kandidatit të opozitës në Himarë, z. Fredi Beleri, kryetari i PL, Ilir Meta, akuzoi kryeministrin Edi Rama si provokatorin dhe organizatorin e tensioneve në zgjedhjeve, duke sjellë në vëmendje edhe incidentin e rëndë gjatë zgjedhjeve të fundit në Elbasan dhe nënvizoi se ky rast do të dëmtojë vetëm kryeministrin.

Pasi doli nga selia e PD-së, ku pati një takim me kryetarin e PD, Sali Berishën, Ilir Meta dha një prononcim për mediat.

“U bëj thirrje të gjitha strukturave tona në bashkinë e Himarës, kudo në të gjithë qarkun e Vlorës, = tha ai, – që të dyfishojnë përpjekjet e tyre, të rrisin pjesëmarrjen, të mbrojnë pronat e tyre sepse ai e donte dhe e do bashkinë e Himarës dhe bashkinë e Sarandës, ku ka çuar një kandidat që s’ka asnjë lidhje me Sarandën, i do të gjitha vetëm e vetëm për të lubrifikuar më tej gjithë atë pastrim parash që ka marrë përsipër për të bërë në zonat e Bregut.”

Por, a do ta dëmtojë rasti Beleri, opozitën, a do të ketë ndikim në bashkitë e tjera?

“Zero ndikim, – theksoi Ilir Meta. –  Përkundrazi, do të dëmtojë Edi Ramën që është një provokator i njohur i tensioneve në prag të zgjedhjeve. Ishte ai organizatori i atentatit në Kavajë me disa të plagosur në zgjedhjet e fundit të 25 prillit. Nuk besoj se e keni harruar. Ishte ai provokatori i ngjarjes kriminale në Elbasan dhe as një diskutim, qytetarët e kanë kuptuar që për të shpëtuar nga një njeri i marrë, ka vetëm një ilaç dhe një rrugë: Pjesëmarrje, pjesëmarrje dhe vetëm pjesëmarrje.

Unë i ftoj të gjithë sot të përshëndesin kryetarin e ardhshëm të bashkisë së Tiranës, Belind Këlliçin, i cili ka bërë një fushatë të jashtëzakonshme një fushatë shumë pozitive, transparente. E keni ndjekur vetë live në të gjitha takimet në kryeqytet, për t’u kthyer bashkinë e Tiranës, të gjithë qytetarëve të Tiranës.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.