E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta me përfaqësues të shoqërisë civile: I kemi mundësitë për zgjedhje si Kosova, çdo qytetar që nuk voton nuk ka të drejtë që të ankohet
Publik News

Meta me përfaqësues të shoqërisë civile: I kemi mundësitë për zgjedhje si Kosova, çdo qytetar që nuk voton nuk ka të drejtë që të ankohet

Presidenti Ilir Meta ditën e sotme po zhvillon një takim me përfaqësues të shoqërisë civile, ku po diskutohet për ecurinë e procesit përgatitor të zgjedhjeve që do të mbahen me 25 Prill.

Meta është shprehur se nuk pritet që të kemi zgjedhje si Danimarka, por që kemi mundësi t’i zhvillojmë si ato të Kosovës apo Maqedonisë së Veriut.

“S’jam naiv të pretendoj zgjedhje si na Danimarkë apo në Suedi për momentin të ardhmen pse jo. Por i kemi të gjitha mundësitë si popull si institucione ti ngjajmë Kosovës apo Maqedonisë së Veriut në zgjedhjet e fundit.

Çdo përgjumje apo indiferencë nuk i shërben demokracisë dhe asnjë qytetari për të qenë më aktiv. Unë kam besim se çdo qytetar që nuk voton nuk ka të drejtë që të ankohet. Për fat të keq çdo qytetar e shkëmben votën e tij në favore të caktuara dhe e shet votën e tij e ka humbur të drejtën e llogaridhënies ndaj atyre që i ka ofruar  favorin”, ka thënë Meta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.