Meta mesazh të fortë nga Berlini: Çelni sa më shpejt negociatat
Presidenti Ilir Meta, i pranishëm sot në Takimin e 24-të Ndërkombëtar të Berlinit, dha një mesazh të fortë për BE-në,
“Shumë i lumtur të merrja pjesë sot në Mëngjesin e Lutjeve në Berlin me temë: “Kërkojeni paqen dhe mos iu ndani asaj”. Theksova fort mesazhin për çeljen sa më shpejt të negociatave të pranimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian brenda qershorit”, tha Meta.

Meta mbajti edhe një fjalë në Mëngjesin e Lutjeve me temë: “Kërkojeni paqen dhe mos iu ndani asaj”, të moderuar nga anëtarët e parlamentit gjerman (Bundestag-ut) Albert Weiler dhe Bernd Rützel, me pjesëmarrjen e Joachim Herrman, Ministrit të Brendshëm të Landit të Bavarisë dhe shumë politikanëve, deputetëve dhe përfaqësuesve të fushave të ndryshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



